Tematike
Schweiz – Suisse – Svizzera: Një shoqëri multikulturore
Sondazhi i titulluar “Zvicra – shoqëri multikulturore” si studim plotësohet edhe me anketimet e bëra me 1500 zvicerane të reja, duke u bërë kështu hulumtimi më voluminoz i realizuar deri tash në Zvicër lidhur me kompetencat gjuhësore e kulturore të zviceranëve të moshës së re si dhe mendimin e tyre lidhur me to.
Repertori gjuhësor i të rinjve është i shumanshëm: në studim janë përfshirë 126 gjuhë të ndryshme me të cilat shërbehen ose të cilat i njohin ata. Ajo që është testuar ka qenë njohja e gjuhëve të vendit (pa gjuhën amtare) dhe e anglishtes, nga niveli më i ulët (A1) deri te më i larti (C2). Po ashtu për gjuhë tjera për të cilat të rinjve u kanë munguar njohuritë, kanë mundur të përgjigjen me nivelin zero (0).
Sa i përket njohjes së gjuhëve të vendit është konstatuar se kompetencat gjuhësore për gjuhët gjermane, franceze dhe italiane te të rinjtë janë në një nivel modest, gjegjësisht sillen rreth nivelit A2. Ndërsa te njohja e anglishtes dhe sidomos të retromanishtes të rinjtë janë në nivel dukshëm më të lartë, thuhet në njoftimin e ardhur nga Departamenti federal për mbrojtje dhe sport.
Në kuadrin e diversitetit kulturor zviceranët dhe zviceranet e moshës së re tregojnë se kanë shumë kontakte, qoftë të fituara nga udhëtimet jashtë vendit (pasi që më shumë një e treta e tyre nga mosha 12 vjeçare kanë bërë ndonjë udhëtim jashtë Zvicrës) qoftë në kuptimin e lidhjeve miqësore. Këto të fundit te më shumë se një e katërta e të rinjve janë më të shpeshta se miqësitë me zviceranë.
Sa i përket integrimit, të rinjtë dhe të rejat, kanë mendim shumë pozitiv lidhur me praninë e bashkësive të migrantëve në Zvicër. Por nga ana tjetër ata presin që të huajt të dëshmojnë vullnetin e tyre për integrim më fuqishëm. Ata megjithatë kanë thënë se kanë mirëkuptim për nevojat religjioze dhe kulturore të nejrëzve me sfond të huaj.
Nga studimi rezultojnë katër rekomandime të përgjithshme të cilat pastaj ndahen në 25 propozime konkrete për marrje të masave.
Këto janë rekomandimet:
1. Për angazhim të një etosi politik me shumëgjuhësi dhe figurativ;
2. Shumëgjuhësia te personat që marrin mësime të mbështetet nga një sërë masash praktike;
3. Mësimi i gjuhëve të vendit të realizohet në mënyrë më të përshtatshme përmes lksioneve dygjuhësore;
4. Të thellohen dhe të vazhdohen përpjekjet lidhur me integrimin politik duke respektuar diferencat kulturore.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













