Botërori 2026
Çmimet astronomike për finalen e Botërorit
Të përjetosh drejtpërdrejt në stadium finalen e madhe të Botërorit është shndërruar në një luks të rezervuar vetëm për një elitë të vogël financiare
Të dielën e 19 korrikut MetLife Stadium në East Rutherford (Nju Xhesej) do të presë aktin final të Botërorit 2026 me Spanjën dhe Argjentinën që do të diskutojnë mes tyre titullin kampion të botës.
Por në prag të kësaj ndeshje, ajo që po tërheq vëmendjen në të gjithë globin është barriera ekonomike e ngritur rreth këtij eventi; mes helikopterëve e avionëve private, biletave, çmimet e të cilave arrijnë deri në 2 milionë dollarë dhe debutimit të ‘çmimeve dinamike’, të përjetosh drejtpërdrejt në stadium finalen e madhe të Botërorit është shndërruar në një luks të rezervuar vetëm për një elitë të vogël financiare, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Biletat me çmime marramendëse dhe tarifat ‘dinamike’
Për herë të parë në historinë e Botërorëve u përdor sistemi i çmimeve dinamike, një mekanizëm tipike amerikane sipas të cilit, kostoja e biletave përcaktohet në bazë të kërkesës. Rezultati? Çmimet origjinale që ishin në vetvete të larta, shpërthyen duke kaluar dukshëm limitin e spekulimit. Ja disa shembuj:
Kategoria 4 (më ekonomikët) 700 euro, të rishitura me çmime nga 4.450 euro deri në mbi €32.000
Kategoria mesatare 3.150 euro, të rishitura me çmime nga 4.800 euro në 5.785 euro në kanalet zyrtare
Kategoria 1 (vendet 4 mira) 9.600 euro, arrijnë deri në 190.000 euro (merkato primare)
Vendet më të mira të stadiumit arrijnë deri në 2 milionë dollarë.
I vetmi kanal legal për të shkëmbyer biletat është platforma e rishitjes së tyre e kontrolluar nga FIFA që mban një komision prej 15% si nga ata që blejnë biletat ashtu edhe nga ata që i shesin. Edhe pse FIFA deklaron se këto të ardhura do të riinvestohen te futbolli i të rinjve dhe në infrastrukturat e vendeve më të varfra, Federata Spanjolle e Futbollit i përkufizoi këto tarifa skandaloze dhe të papranueshme duke akuzuar sistemin se ka përjashtuar pjesën më të ngrohtë dhe më popullore të tifozerisë.
Reagimet e drejtuesve të FIFA
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino likuidoi polemikat me një batutë duke mbrojtur pasurinë e merkatos amerikane të argëtimit duke premtuar me ironi se do t’iu shërbejë vetë Coca Cola dhe Hot dog kujtdo që vendos të shpenzojë vërtet 2 milionë dollarë për një biletë.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












