Botërori 2026
FIFA vendos: Pauza në finalen Spanjë–Argjentinë do të zgjasë 17 minuta
Performancat e Shakirës, Madonnës dhe Justin Bieberit do të zhvillohen gjatë pushimit mes pjesëve, por FIFA kufizon kohëzgjatjen në 17 minuta.
FIFA ka vendosur që pauza mes pjesës së parë dhe të dytë në finalen e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës të zgjasë gjithsej 17 minuta, pas kritikave për mundësinë e një ndërprerjeje më të gjatë, përcjell albinfo.ch.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, pushimi në finalen që do të zhvillohet në stadiumin “MetLife” në New Jersey do të jetë vetëm dy minuta më i gjatë se ai standard prej 15 minutash.
Nga 17 minutat e planifikuara, 11 do t’i kushtohen performancave muzikore të Shakirës, Madonnës dhe Justin Bieberit, ndërsa gjashtë minutat e mbetura do të shfrytëzohen për vendosjen dhe largimin e skenës së koncertit.
Me këtë vendim, FIFA synon të ofrojë një spektakël artistik pa ndikuar ndjeshëm në ritmin dhe zhvillimin e finales së madhe të Kupës së Botës./Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













