Shkurt.ch
Schaffhausen-i kundër mbeturinave nukleare
Ligji i ndryshuar do të detyronte qeverinë kantonale që të kundërshtojë ndërtimin e deponive nukleare edhe në kantonet fqinje
Në kantonin e Schaffhausen-it po formësohet dhe zgjerohet një rezistencë kundër deponisë së mbeturinave të centraleve atomike. Lidhur me këtë, edhe parlamenti i kantonit ka vendosur të bëjë ndryshimin e ligjit përkatës, njofton drs.ch.
Ligji i ndryshuar do të detyronte qeverinë kantonale që të kundërshtojë jo vetëm ndërtimin e një deponie të tillë brenda kufijve të kantonit por edhe në kantonet fqinje. Konkretisht, ndryshimi i ligjit i referohet rrezikut për ndërtimin e një deponie të tillë në Benken, lokalitet ky i kantonit të Cyrihut, në kufi me kantonin e Schaffhausen-it.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









