Kosova
Sasi e madhe e narkotikëve sekuestrohet nga Policia e Kosovës
Vetëm gjatë muajit qershor janë sekuestruar sasi të mëdha narkotikësh nëpër disa operacione të kryera në kolakcine të ndryshme, ka bërë të ditur nga Policia e Kosovës përmes një konference për media.

Kolonele Florie Hajra ka thënë se javën e fundit të muajit qershor policia kanë kryer dy operacione, njërin në Prishitnë dhe tjetrin në Ferizaj, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe janë konfiskuar 136 kilogramë mariuhanë, raporton albinfo.ch.
“Rasti i fundit ka qenë dje (30 qershor), rreth orës 18:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Policia ka ndaluar tri vetura të dyshuara për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve”.
Ajo gjithashtu ka potencuar se gjatë kontrollit, në njërën nga veturat janë gjetur tetë paketime të mbushura me marihuanë që peshojnë 81 kilogramë e gjysmë. Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona.
“Në rastin tjetër të zhvilluar gjatë javës së kaluar (24 qershor), rreth orës 20:00, janë konfiskuar rreth 108 kilogramë marihuanë dhe janë arrestuar nëntë persona të dyshuar në një depo në afërsi të udhëkryqit të Janjevës”.
“Në konsultim me prokurorin special, Policia në Ferizaj ka konfiskuar edhe 55 kilogramë e gjysmë marihuanë dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit”, ka përfunduar Hajra.
E-Diaspora
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Istogu, e identifikuar si Arta Hajzeraj, është raportuar e zhdukur...
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë