Shkurt.ch
Sanksionet e menjëhershme !
SVP/UDC ka filluar promovimin e fushatës politike në shtypin zviceran të së dieles me moton: “Disa kosovarë therin një zviceran”

Droja e instrumentalizimit nga ana e SVP/UDC të akteve të dhunës së kësaj jave të qytetarëve kosovarë tani veçse është realitet, pasi që SVP/UDC e ka lidhur drejtpërdrejt iniciativën e saj «Stop imigracionit masiv» me aktet e dhunës të shtetasve kosovarë në Pfäffikon dhe në Interlaken.
SVP/UDC ka botuar hapësira reklamuese me pagesë, me moton në fjalë, në shtypin e të dieles.
Në brendi të afishes shkruhet: «Kështu, pra, janë pasojat e imigrimit masiv, kur ne e humbim kontrollin. Disa kosovarë therin një zviceran (…) Mundësit amatorë Roland G. (38 vjeç) dhe Karl Z. (45 vjeç) janë ulur më 15 gusht në një tarracë në Interlaken të Bernës. Një taksi ndalet paprimtas dhe dy kosovarë (33 dhe 31 vjeç) dalin nga vetura. Fillojnë t’ i provokojnë dy zviceranët. «Zviceranë të mutit ! Të poshtër !», sipas një dëshmitari okular. Mundësi i shpërblyer dymbëdhjetë herë, Kari Z. pyet: «Ç’po ndodh ? » Njëri nga kosovarët e merr thikën dhe e ther qafën e zviceranit».
Teksti i shpalljes në fjalë përmban një titull provokues me mesazh përgjithësues, i cili mund të ngjallë frikë si dhe t’i shtojë paragjykimet ndaj kosovarëve dhe të huajve.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€