Bota
Sa persona u dënuan me burg të përjetshëm për vdekjen e 71 emigrantëve?
Një trafikues afgan me qenie njerëzore dhe tre shoqërues të tij bullgarë u dënuan me burgim të përjetshëm, për shkak të vdekjes së 71 migrantëve, të cilët u ngufatën brenda një kamioni, pranë një fshati të Austrisë, në vitin 2015.
Gjykata në Hungari e shpalli vendimin të enjten, pasi udhëheqësi i unazës afgane, Samsoor Lahoo, 32 vjeç, dhe shoqëruesit e tij u gjetën fajtorë për trafikim të organizuar të njerëzve dhe vrasje, në gusht të vitit 2015.
Gjykata zbuloi se ata kanë refuzuar të hapin dyert e kamionit, për të lejuar qarkullimin e ajrit, pavarësisht lutjeve të njerëzve që ishin brenda.
Në vendimin final, gjykatësi i rastit, Erik Mezolaki, tha se tre nga trafikuesit nuk do ta kenë mundësinë e lirimit me kusht. Ai tha se i katërti do të kalojë së paku 30 vjet në burg, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Nga tre bashkëpunëtorët bullgarë njëri u identifikua si zëvendës i Lahoo, i dyti si shofer i kamionit dhe i treti si shofer i një makine që shoqëronte kamionin.
Viktimat kanë qenë refugjatë nga Afganistani, Irani, Iraku dhe Siria.
Në mesin e tyre kanë qenë: tetë gra, katër fëmijë dhe 59 burra.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










