Fun
Sa kushton bileta për të përjetuar gravitetin zero pa shkuar në hapësirë?
Derisa entuziastët miliarderë të hapësirës nisen për në hapësirë, më e mira që shumica e njerëzve mund ta bëjnë është të shikojnë me zili.
Ekziston një mënyrë tjetër, megjithatë, për të ndjerë se si do të ishte të ‘notoje’ në hapësirë si një astronaut, me vetëm 7,500 dollarë për person për një udhëtim 90-minutësh.
Njerëzit mund të përjetojnë ndjenjën e një astronauti brenda një ambienti me zero gravitet.
Përvoja e Zero Gravitetit lejon që aventurierët të rrokullisen, të notojnë dhe të varen me kokë poshtë në kabinën e zbrazët të një Boeing 727, sipas shefit ekzekutiv të Korporatës Zero G, në SHBA, Matt Gohd.
Kur aeroplani me emrin “G-Force One” arrin një lartësi mbidetare prej 7,300 metra, pilotët fillojnë të ngjiten, dhe më pas e shtyjnë aeroplanin në maj të një harku parabolik.
Në atë moment, udhëtarët mbesin në rënie të lirë – dhe ndihen pa peshë për 20 deri 30 sekonda derisa aeroplani të zbresë përsëri në rreth 7,000 metra. Pilotët e përsërisin manovrën rreth 15 herë gjatë fluturimit.
Të mërkurën, një raketë SpaceX u nis nga Florida duke transportuar miliarderin Jared Isaacman, dhe tre persona të tjerë që ai zgjodhi në ekuipazhin e parë gjithë-turistik për të qëndruar në orbitën e Tokës për tri ditë.
Ekuipazhi u nis në hapësirë të mërkurën pak pas orës 20:00 (me kohë amerikane) nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.
Kapsula Dragon që po bart katërshen është e kompanisë së raketave SpaceX, kompani kjo në pronësi të Elon Musk.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












