Bota
Sa % e amerikanëve merren me kriptovaluta
Raporti tregon se 68% e investitorëve në kriptovalutë po mëson më shumë për sektorin në rrjete sociale
Një raport tregon se 27% e të rriturve amerikanë ka investuar ose shkëmbyer kriptovaluta këto 6 muajt e fundit.
Të dhënat tregojnë për një treg në rritje të kriptovalutave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raporti nuk specifikon se cilat janë monedhat dixhitale më popullore mes të rriturve amerikanë, por të dhënat tregojnë se Bitcoin dhe Ethereum janë kriptovalutat më të shpërndara në nivel global.
Më shumë se gjysma e të intervistuarve që pranuan se kanë investuar në kriptovaluta, shtuan se kanë dyfishuar investimet e tyre në tremujorin e dytë të këtij viti, gjë që sugjeron se investitorët po blejnë me çmim të ulur.
Më shumë se gjysma e këtyre investitorëve parashikon ndër të tjera të shtojë përmasat e investimeve në gjashtë muajt e ardhshëm.
Sipas tyre, arsyeja kryesore për blerjen e kriptovalutave është sepse besojnë se asetet dixhitale janë e ardhmja e financave.
Raporti tregon se 68% e investitorëve në kriptovalutë po mëson më shumë për sektorin në rrjete sociale, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Dhe ose sektori i kriptovalutave është dominuar nga meshkujt që në hapat e parë të tij, raporti tregon se ndasia gjinore është në zvogëlim të vazhdueshëm dhe se kuota e investitoreve femra është në rritje: në tremujotin e dytë përqindja e grave në sektorin e kriptovalutave shënonte 35% me një rritje prej 5%.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?












