Bota
Rusia sulmon centralin bërthamor në Ukrainë
Zjarri u shua në orën 6:20 të mëngjesit me orën lokale, rreth një orë pasi zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje
Forcat ruse kanë sulmuar centralin bërthamor Zhaporizhia, centrali më i madh bërthamor në Evropë, gjatë betejës për të vënë nën kontroll një qytet kyç për furnizimin e Ukrainës me energji elektrike. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së premtes, por ekipet ukrainase nxituan që të shuanin flakët dhe nuk pati viktima.
Zjarri u shua në orën 6:20 të mëngjesit me orën lokale, rreth një orë pasi zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Ukrainë, zjarri ka rënë në një objekt që shërbente për trejnime dhe deri tani nuk është vënë re ngritje e nivelit të rrezatimit përreth.
Në një postim në Facebook, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi trupat ruse për kryerjen e një “sulmi terrorist” duke qëlluar qëllimisht në termocentralin për të rrezikuar jetën e miliona njerëzve.
“Tanket ruse, të pajisura me imazhe termike, po qëllojnë në blloqet atomike. Ata e dinë se për çfarë po qëllojnë. Ata janë përgatitur për këtë (sulm)”, tha Zelensky në postim, duke shtuar “djemtë tanë po e ruajnë stacionin e energjisë elektrike”, përcjell albinfo.ch.
“Vetë fakti që Rusia po fillon sulme në afërsi të centraleve bërthamore të Ukrainës është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha Zelensky, duke iu referuar tragjedisë së Çernobilit dhe viktimave të saj. “Ka 15 reaktorë bërthamorë në Ukrainë. Nëse njëri prej tyre shpërthen, ky është fundi për të gjithë, ky është fundi i Evropës. E gjithë Evropa do të duhet të evakuohet,” tha ai. “Asnjë vend përveç Rusisë nuk ka qëlluar ndonjëherë mbi reaktorët e një termocentrali bërthamor. Hera e parë, hera e parë në histori,” shtoi Zelensky, duke u kërkuar liderëve evropianë të “zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “përpara se kjo luftë të kthehet në një fatkeqësi bërthamore.”
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












