Koronavirusi: çast pas çasti
Rregullat në Evropë për të ndaluar përhapjen e virusit
Kufizime të reja për të përballuar shpërthimet e koronavirusit janë imponuar në disa pjesë të Evropës. Por çfarë konkretisht po bëjnë vendet?

Franca ka ndaluar tubimet e mëdha në disa rajone pas shpërthimeve në korrik. Qeveria vendosi po ashtu t’i bënte maskat të detyrueshme në ambientet e mbyllura publike, ndërkohë që Parisi dhe disa bashki të tjera, përfshirë Tuluzën, Nicën, Lilën dhe Lionin, i kanë të detyrueshme edhe në ambiente të jashtme.
“Nëse do të ketë një valë të dytë infektimesh”, thotë qeveria, “do të kthehen izolimet lokale ose edhe ai kombëtar”.
Në Spanjë janë lëshuar urdhra për të qëndruar në shtëpi për katër milionë banorë në Katalonjë dhe masa strikte priten ende. Madridi ka bërë të detyrueshme maskat në publik.
Pas një rritjeje të rasteve në Gjermani, pati izolime lokale. Tani testimi në aeroport është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet me rrezik.
Fëmijët janë rikthyer në shkolla në gusht dhe në disa zona duhet të mbajnë maska. Me infektimet që janë rritur sërish në Itali, udhëtarët që vijnë tani nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja janë të detyruar të bëjnë testin, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet mbyllën klubet e natës dhe diskotekat, edhe ato me ambiente të hapura, nga 17 gushti. Ndërsa nga ora 18.00 deri në orën 6 të mëngjesit duhet mbajtur maskë në të gjitha hapësirat publike në vend.
Në Belgjikë, situata është shqetësuese. Në Bruksel maska është e detyrueshme në zonat publike dhe në restorante lejohet që maksimumi katër persona të ulen në një tavolinë. Klubet e natës mbeten të mbyllura e po ashtu edhe eventet e ndryshme.
Holanda ka mbyllur në disa zona lokalet, kinematë, muzetë dhe parqet e argëtimit. Testime vullnetare bëhen në aeroporte për ata që vijnë nga zona me rrezik.
Në Portugali, klubet e natës mbeten të mbyllura edhe pse vendi ka patur shifra më të kënaqshme krahasuar me fqinjët.
Në Greqi maskat janë të detyrueshme në supermarkete, dyqane, kafene, parukeri e zyra qeveritare. Udhëtarët që vijnë në vend duhet të plotësojnë formularë me qëllim që të jenë të gjurmueshëm. Nga 17 gushti, baret, klubet dhe restorantet në Athinë e disa zona të tjera duhet të mbyllen në mesnatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025? Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të mbështesin këngën përfaqësuese të Shqipërisë në...
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri