Shkurt.ch
Rrahje masive në mes të azilkërkuesve
Një numër banorësh të kësaj qendre kishin filluar një zënkë që përshkallëzoi në konflikt fizik në mes të së paku dhjetë prej tyre
Një numër azilkërkuesish të strehuar në qendrën federale të azilit në Thun (Kantoni i Bernës) pasditen e të premtes kanë pasur një qërim fizik hesapesh. Me këtë rast janë lënduar tre prej tyre.
Kur erdhi policia me disa patrulla, tashmë gjendja qe qetësuar sërish, ndërsa tre të plagosurit janë transportuar në spital, njofton Policia Kantonale e Bernës.
Sipas informatave të para, një numër banorësh të kësaj qendre kishin filluar një zënkë që përshkallëzoi në konflikt fizik në mes të së paku dhjetë prej tyre, njofton srf.ch. Policia ka nisur hetimet.
Në kohën kur numri i azilkërkuesve kishte shënjuar rritje të madhe, vitin e kaluar federata kishte hapur dhjetorin që shkoi një qendër federale të përkohshme të azilit në hapësirat e një kazerme. Në dy sallat e mëdha ishte ngritur një lloj «qyteti» i vogël i përbërë nga konteinerët dhe grilat metalikë të ndarjes. Në përgjithësi, vendet per fjetje të azilkërkuesve janë të ngushta dhe shumë afër njëri tjetrit
Kjo qendër ka vend për 600 azilkërkues por aktualisht aty banojnë rreth 120 sish. Ata qëndrojë aty mesatarisht nga 45 ditë, para se të shpërndahen në kantone.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












