Tematike
Shqiptarja e Maqedonisë dëbohet nga Zvicra: Ka sulmuar dhe vjedhur taksisten
Ajo është dënuar me burg prej 13 muajsh dhe një gjobë prej 180 tarifash ditore nga 30 franga si dhe një gjobë prej 300 frangash
Para rreth një viti, një grua e re nga Maqedonia e Veriut (23 vjeçe) kishte pështyrë, shkelmuar dhe vjedhur një shofere Uber-i (lloj shërbimi i taksive) 42 vjeçe në Geroldswil ZH, transmeton albinfo.ch. Ajo tani është dënuar me 13 muaj burgim dhe do të dëbohet nga vendi për pesë vjet.
Ajo duhej të përgjigjej për grabitje dhe krime të tjera përpara Gjykatës së Qarkut Dietikon. Edhe shoferja, një 42-vjeçare italiane, është dashur të dëshmojë sërish.
Sipas deklaratës së italianes në gjykatë, ajo kishte transportuar të akuzuarën dhe një shoqe të saj nga Cyrihu në Geroldswil. Ndërsa shoqja e saj kishte bërë pagesën, e akuzuara nuk e kishte bërë, shkruan nzz.ch. Ajo kishte kërkuar nga shoferja që ta çonte në një vend tjetër – dhe duke bërë këtë, kishte shpërthyer me nervozë kundrejt shoferes.
Kur shoferja i kishte kërkuar të qëndronte e qetë, ajo e kishte pështyrë atë duke e quajtur “lavire”. Më tutje ajo e ka goditur shoferen nga pas dhe i ka vjedhur një kartëmonedhë nga arka, transmeton albinfo.ch. Më pas situata ishte përshkallëzuar. Ka ndodhur një përleshje mes dy grave.
Shoferja e uber-it ka pësuar lëndime kaq të rënda në fytyrë sa i është dashur të merrte kujdes mjekësor. Shoferja vuan edhe sot nga ngjarja: ka frikë të mbetet vetëm në makinë. Prandaj në gjykatë ajo ka kërkuar 1000 franga dëmshpërblim dhe 1000 franga kompensim.
E akuzuara, e cila është burgosur 15 ditë pas ngjarjes, ka deklaruar në gjykatë se ishte e lodhur atë ditë dhe thjesht donte të shkonte në shtëpi. Megjithatë, ndryshe nga versioni i italianes, shoferja e ka sulmuar, ndërsa ajo është mbrojtur, duke e goditur me shkelm. Megjithatë, e akuzuara ka hedhur poshtë çdo pretendim se i ka ngrehur flokët asaj dhe i ka vjedhur paratë.
E akuzuara nuk është një fletë e pastër. Lista e dënimeve të saj të mëparshme është e gjatë: kërcënime, fyerje, diskriminim racor dhe vepra penale të drogës mund të lexohen në dosjen e saj kriminale, transmeton albinfo.ch. Shtetasja e Maqedonisë së Veriut, e lindur dhe e rritur në Zvicër, ka rënë në kontakt me cigare, drogë, alkool që në moshë të vogël.
Ajo dhe motra e saj kanë qenë të strehuara përkohësisht në një strehimore, larg shtëpisë. Por ajo tani ka ndryshuar dhe po jeton sërish me prindërit e saj. Ajo dëshiron të krijojë familje me të fejuarin e saj, një kosovar që jeton në Kosovë. Meqenëse nuk e imagjinonte fare të jetonte në Maqedoni, ajo donte ta sillte edhe bashkëshortin e saj të ardhshëm në Zvicër.
Por, Gjykata e Qarkut kishte plane të tjera: Ajo përfundimisht e ka dënuar të akuzuarën me një dënim me burg prej 13 muajsh dhe një gjobë prej 180 tarifash ditore nga 30 franga dhe një gjobë prej 300 frangash. Të gjitha këto për veprat penale: grabitje, lëndim të thjeshtë trupor, fyerje të shumta dhe sulm. Ajo gjithashtu do të dëbohet nga vendi për pesë vjet.
Sipas kryetarit të gjykatës, përderisa deklaratat e viktimës ishin konstante dhe pa ekzagjerime, e akuzuara ngatërrohej shpesh në kontradikta, përcjell albinfo.ch. Gjykata e arsyetoi dëbimin nga vendi si më poshtë: Duke qenë se e pandehura është e papunë, ajo nuk është e integruar as financiarisht, as profesionalisht dhe as shoqërisht jashtë familjes së saj. Në shtëpi flitet edhe shqip dhe as i fejuari i saj nuk jeton në Zvicër.
Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Avokati mbrojtës njoftoi ankim në sallën e gjyqit.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë














