Kosova
Richardson: Gratë dhe meshkujt nuk i kanë mundësitë e barabarta
Fuqizimi ekonomik, parandalimi dhe ulja e rasteve të dhunës, eliminimi i diskriminimit gjinor, vazhdojnë të jenë disa nga sfidat më të mëdha për gratë në Kosovë.
Shqetësim i madh mbetet roli i tyre në vendimmarrje në institucionet publike, e mostrajtimi i barabartë edhe nga vetë shoqëria.
Kështu u tha sot në debatin publik me temën “Kapërcimi i barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike”, organizuar nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci, me ç’rast u kërkua të drejtat e grave të vihen në prioritetet e secilës qeveri dhe institucion shtetëror.
Njomza Emini, drejtoreshë e Forumit për Udhëheqje dhe Diplomaci, tha se përfaqësimi i OKB-së nga një grua si Ulrika Richardson, do të thotë shumë për gratë dhe promovimin e të drejtave të tjera.
Sipas saj, nëse krijohen mundësi të barabarta, atëherë është e mundur që të realizohet pjesëmarrja më e madhe e grave në qeveri.
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson, tha se para 25 vjetësh gjendja e grave në shoqëri nuk ishte kështu, sipas saj, tash mbi 30 për qind të grave janë të përfshira në vendimmarrje. Megjithatë, sipas saj, nuk është bërë mjaftueshëm dhe ende nuk ka barazi mes dy gjinive.
Krahas kësaj, Richardson tha se mbizotëron kultura mashkullore në vend, sipas saj gratë janë ato që shpenzojnë më shumë kohë në shtëpi, dhe ballafaqohen me problemet në familje. Mes tjerash, ajo tha se meshkujt duhet të kuptojnë që një pjesë e pushtetit u takon grave.
Rozafa Ukimeraj nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, e cila është sekretarja e vetme grua në këtë institucion, tha se sfida më e madhe në vend vazhdon të jetë fuqizimi ekonomik i grave në vend. Në këtë debat publik u tha se të drejtat e grave duhet të vihen në prioritetet e secilës qeveri dhe institucion shtetëror. Po ashtu u kërkua angazhim mbarëshoqëror për të eliminuar diskriminimin në baza gjinore.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











