Shkurt.ch
Rezultatet e fundit të referendumit: 1 milion e gjysmë votuan pro, 780 mijë kundër
Zvicra votoi të dielën për një reformë të gjerë tatimore për pensionet si dhe ndryshime në ligjin kombëtar të armëve. Të dyja reformat janë pranuar. 1.541.054 votuan pro dhe 780.409 kundër, përcjell albinfo.ch.
Pasi BE-ja kishte miratuar një ligj të rreptë për armët dhe e kaloi atë në 2017, Zvicra ishte nën presion që të bënte edhe ajo një të tillë. Votimi i ligjit për armët ishte diskutuar në mënyrë kontroverse në të gjithë Zvicrën. Nga tani e tutje, blerësit e armëve gjysmautomatike do të duhet të jenë anëtarë të një klubi të armëve.
Një aleancë e gjerë e klubeve të armëve, oficerëve të ushtrisë , gjuetarëve dhe koleksionistëve, të mbështetur nga e drejta politike, u përpoqën të rrëzonin vendimin e Parlamentit vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Rezultati i votimit të dielën ishte i qartë: 66% votuan në favor të një ligji të reformuar të armëve. Kantoni i vetëm që nuk e pranoi reformën ishte ai i Ticionos
Ndërkohë, reformat në sistemin e taksave për korporatat lidhur me sistemin e pensioneve ka shumë të ngjarë të pranohen gjithashtu. Dy vjet më parë, votuesit hodhën poshtë një propozim të ngjashëm për të reformuar taksën e korporatave në vend me 59%.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











