Maqedonia
Raporti i korrupsionit në Maqedoni , polemika VMRO- LSDM
Raporti i GREKO-s për korrupsionin, Ka përplasur VRMO dhe LSDM-në.
Raporti i GREKO-s për korrupsionin, sipas VMRO, paraqet vulë ndërkombëtare se kjo qeveri është zhytur në korrupsion ndërkaq qytetarët vuajnë pasojat duke ngelur të varfër dhe me borxhe të reja.
Sipas VMRO- DPMNE, GREKO i dha karton të kuq qeverisë së Zaevit.
“Në Maqedonia kartelën e kriminalitetit e ka fituar shteti. Maqedonia me këtë pushtet të korruptuar nuk shkon askund. Qytetarët vuajnë nga varfëria dhe futen në borxhe të reja ndërkaq buxheti përfundon në xhepat e e partisë. Si do ta shqyrtojë GREKO rastin e tenderit prej 35 milion eurove të minstrit Filipçe? Si do t’ia arsyetojë qeveria GREKO-s rastin për fonde të inovacioneve të Angjushevit, Lokvenecit? Si Sheqerinska do ta sqarojë ndarjen e parave të popullit OJQ-ve ku bën pjesë edhe vet , ndërsa pjesa tjetër e ministrave janë udhëheqës të strukturave në këto organizata?!”, ka thënë Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Në lidhje me raportin kanë reagur edhe LSDM. Ata thanë se vërejtjet e GREKO-s, rrjedhin pikërisht nga qeverisja “kriminele” 11 vjeçare e VMRO–DPMNE–së, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell Albinfo.ch.
“I tërë regjimi kriminel prej 11 vitesh ishte nën mbrojtjen e institucioneve të sistemit. Që të fshihej kriminaliteti dhe korrupsioni, VMRO e partizoi Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit. Kështu, komisioni i partizuar jo vetëm që e shkatërroi këtë komision por edhe kontriboi në përhapjen shtesë të korrupsionit. Qytetarët kanë dëgjuar “bombat”, se si Gruevski dhe Janakievski merren vesh për provizione milionëshe. Tenderi “Transmet” në vlerë prej 17 milion euro është vetëm një nga shembujt se si VMRO –DPMNE shfrytëzonte paratë e popullit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Pikërisht VMRO -DPMNE- e ka rradhitur shtetin në grupin e vendeve me problem të madh dhe serioz të korrupsionit, përfundon LSDM.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












