Integrimi
Ramushi u del në mbrojtje punëtorëve të tij: E pushojnë në vend nga puna
Një shef nga qendra dhe me arrogancë pyet: kush u ka dhënë pauzë punëtorëve? Ramushi përgjigjet: “Unë. U takon pauza“. Je i pushuar nga puna dhe prej këtij momenti ke ndalesë të hyrjes!"
Ramush Xhuli është një shef zemërmirë i ekipit të tij prej 30 punëtorësh që bëjnë inventarin e artikujve në kompani të ndryshme. Ai punon për kompaninë Ivalis me seli në Francë, gjegjësisht për përfaqësinë e saj në Kriens të Lucernit. Është një punë që nuk paguhet mirë. Ndërmarrja nuk paguan pagën e 13-të dhe madje shefat synojnë që punëtorëve t`ua heqin edhe pauzën, shkruan blick.ch
Një ditë të janarit Ramushi me ekipin ishte duke bërë këtë punë (skenimin e artikujve) në marketin e madh të artikujve teknikë “Obi” në Winterthur, kantoni i Cyrihut. Punëtorët kishin punuar 4 orë, dhe sipas rregullit, ai u kishte dhënë pushim prej 30 minutash, transmeton albinfo.ch. Në atë moment vjen një shef nga qendra dhe me arrogancë pyet: kush u ka dhënë pauzë punëtorëve? Ramushi përgjigjet: “Unë, pasi që u takon. Kanë punuar tash katër orë”.
Pasi edhe një shef tjetër e dëgjon zhurmën, i kërkon shqiptarit që menjëherë ta lëshojë vendin. Kur Ramushi përgjigjet se do të qëndronte me punëtorët e tij, shefi i drejtohet: “Je i pushuar nga puna dhe prej këtij momenti ke ndalesë të hyrjes. Merri plaçkat ose e thirra policinë!”.
Shefi i Obi-t i ndan palët në konflikt ndërsa ekipi vazhdon punën. Edhe Xhuli bashkë me ta, përcjell albinfo.ch. Pas ndërrimit, atë e telefonojnë nga firma në Kriens ku ia kumtojnë lajmin se është pushuar nga puna.
Pastaj ngjarja merr rrjedhë tjetër. Gazetari i Blick-ut cakton takim me shefin e Ivalis-it në Kriens. Por në evnd të tij (Daniel Kamphausen) atë e pret vetë CEO i kompanisë franceze. Frederic Marchal kishte marrë personalisht rrugën për në Zvicër ndërsa Kamphausen ishte pushuar nga puna. Siç kishte thënë Marchal, pushimi i tij nga puna nuk kishte lidhje me rastin e Xhulit.
Shefi i madh mohon se dikush mund të pushohet nga puna në firmën e tij me një fjalë goje. “Ne respektojmë ligjet, nuk përjashtojmë askënd nga puna në mënyrë gojore”, transmeton albinfo.ch. Por ndërkaq Marchal thotë se në pauzën e përmendur kishte pasur një lloj konflikti në mes të punëtorëve . “Një incident normal që mund të ndodhë kudo gjatë punës”.
Sqarimi i rastit është një ngushëllim i vakët për Ramushin. Ai thotë se sërish do të vepronte njësoj. “Kështu nuk veprohet me njerëzit”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










