Bota
Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten
“Që çmimet të ulen përsëri, konflikti duhet të zgjidhet”, beson Andy Lipow
Çmimet e naftës u rritën përsëri dje në serinë e dytë radhazi, ndërsa tregtarët u shqetësuan për vazhdimin e luftës në Lindjen e Mesme pa përparim të prekshëm diplomatik.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent nga Deti i Veriut për dorëzimin në maj u mbyll me 4,22% në 112,57 dollarë për fuçi, duke tejkaluar nivelin e 110 dollarëve për herë të parë që nga rënia e ndjeshme e së hënës, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket naftës referuese amerikane West Texas Intermediate (WTI), ajo pothuajse arriti 100 dollarë, duke u vendosur në 99,64 dollarë për fuçi, një rritje prej 5,46%.
Vendimi i Donald Trump, i njoftuar të enjten, për të shtyrë me dhjetë ditë ultimatumin e tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore për afërsisht 20% të prodhimit global të naftës, nuk ishte i mjaftueshëm për të qetësuar pjesëmarrësit në treg.
“Kjo shtyrje do të thotë se do të kemi 10 ditë të tjera ndërprerjesh në Lindjen e Mesme për rrjedhën e naftës së papërpunuar dhe produkteve të rafinuara”, komentoi Andy Lipow i ”Lipow Oil Associates”.
Sipas analistit, tregu reagoi gjithashtu ndaj sulmit të së enjtes ndaj një rafinerie të madhe ruse në Kirishi, në rajonin e Leningradit, nga dronë ukrainas.
Pasi luhatën për një kohë të gjatë, si lart ashtu edhe poshtë, varësisht nga deklaratat e zyrtarëve, kryesisht Donald Trump, çmimet janë bërë relativisht të paprekshme nga këto reagime.
“Që çmimet të ulen përsëri, konflikti duhet të zgjidhet”, beson Andy Lipow.
“Dhe edhe nëse do të kishte një armëpushim, nuk është as e sigurt nëse Irani do të lejonte që nafta të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit”, shton ai.
Nëse situata mbetet e pandryshuar për disa javë të tjera, analisti e sheh WTI-në t’i afrohet 120 dollarëve.
“Pa kontroll të plotë ushtarak të ngushticës nga amerikanët, Irani ka epërsinë në këtë luftë, dhe bilanci i rreziqeve sugjeron një përkeqësim”, paralajmërojnë analistët në ”Brown Brothers Harriman”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












