Shqipëria
Rama nga Azerbajxhani: Synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit në Vlorë

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar nderi i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar bashkërisht për ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë konferencës, Rama theksoi se Qeveria po përpiqet të ecë para për gazfikimin e vendit.
“Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme me TAP, synojmë të ndërtojmë një qendër gazi të lëngshëm natyror në Vlorë”.
Po ashtu, Rama u shpreh se tanimë është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri, ashtu si edhe është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës.
Ndërkohë ai shtoi se se ka nisur investimi për vënien në punë të zgjerimit të kapaciteteve të këtij të fundit.
“Shqipëria dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë më tej projekte në interes të përbashkët, në rrugën e një miqësie e partneriteti që vetëm do të forcohet në çdo hap”.
Sa i takon korridorit, Rama vlerësoi se ky format është shndërruar në një urë, ku pjesë e re përbërëse është bërë dhe dimensioni i politikës së gjelbër.
“Përqindja e gazit rus në Evropë po bie, së shpejti do të jetë zero për qind”.
Më tej, ai tha se Shqipëria do t’i orientojë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme.
“Ajo që ne po bëjmë është do e diversfikojmë në burime hidrike. Investimet në energjinë e qëndrueshme janë thelbësore”.
LNG Vlorë
Excelerate Energy, ExxonMobil Zhvillimi i Tregut LNG dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MOU) në mars 2021, për të kryer një studim fizibiliteti për zhvillimin e mundshëm të një projekti të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Vlorë.
Në gjysmën e parë të vitit 2022 planet për zhvillimin e terminalit po ecnin me shpejtësi përpara.
Negociatat e zhvillimit për terminalin e ri kanë nxitur bisedimet për shndërrimin e Shqipërisë në një qendër gazi për Ballkanin.
Që nga qershori 2022, Shqipëria kishte filluar tashmë diskutimin e marrëveshjeve të reja energjetike me vendet fqinje, duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe madje edhe Bullgarinë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri