Uncategorized

Qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë nuk kanë nevojë për test për COVID-19

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë konfirmuar se qytarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID 19, përcjellë albinfo.ch.

Ky është njoftimi i plotë:

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!

Gjithashtu ka prezantuar edhe masat e rejat që qeveria i ka ndërrmarë për parandalimin e  COVID 19.

Masat e reja të Qeverisë për mbrojtje nga #COVID19

 

? Ndalohen të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private
? Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura
Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale
? Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare
? Autobusët, kombit, taksitë punojnë me 50% të kapaciteteve
? Reduktim stafi në institucione
? Çerdhet publike dhe private lejohen pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga Komunat
? Gastronomia nuk punon nga ora 22:30-05:00. Jashtë këtij intervali vetëm në hapësira të hapura me distancë 2 m mes tavolinave, si dhe shërbimi merre me vete
? Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00.
? Testi për Covid-19 (RT-PCR) me shtetet e rajonit vetëm sipas reciprocitetit