Maqedonia
Largohet mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”
Mbishkrimi me shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë, njofton Portalb.mk përcjellë albinfo.ch.
Ky mbishkrim është larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit.
Pas Qeverisë, pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit dhe ministrive, ndërkaq më pas duhet të ndërrohen edhe nëpër objektet e tjera shtetërore.
Greqia sot me notë verbale do ta njoftojë Republikën e Maqedonisë se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien fund të kontestit disadekadësh për emrin, ndërkaq Maqedonia në Gazetën Zyrtare duhet ta publikojë emrin e ri.
Emri i ri i shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në shqip, pasi që, siç ka deklaruar para ca kohës zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski, shqiptarët janë 20% në nivel shtetëror.
Nota verbale dhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO erdhi pasi që më 6 shkurt nënshkruajti “Protokollin e anëtarësimit në NATO”.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










