Lajme
Pse po shesin më pak lloje artikujsh supermarketet në Austri gjatë bllokimit?
Supermarketet konsiderohen thelbësore, sipas rregullave të bllokimit të Austrisë.
Atëherë, pse po shesin më pak lloje artikujsh sesa para bllokimi?
Bllokimi i Austrisë hyri në fuqi të martën, më 17 nëntor, duke mbyllur dyqanet dhe shërbimet. Supermarkete, farmaci, zyra postare, banka dhe dyqane biçikletash ishin disa nga pikat e pakta të lejuara për të qëndruar të hapura. Secila prej këtyre pikave janë konsideruar si “thelbësore” dhe në këtë mënyrë duhet të mbetet e hapur, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, shumë nga supermarketet kryesore të Austrisë tani nuk po shesin më artikuj elektronikë, lodra, lule, mjete kopshtesh, qirinj dhe një sërë produktesh të tjera. Në fakt, nëse ata vendosin të shesin ndonjë prej këtyre artikujve, pikat e shitjes individuale rrezikojnë një gjobë prej 3600 €. Arsyeja e kufizimit vjen te dyqanet të cilat janë detyruar të mbyllen si rezultat i pandemisë. Shitësit me pakicë të detyruar të mbyllen për të mos qenë “thelbësorë” janë ankuar që supermarketet marrin një avantazh të panevojshëm, pasi ata mund të shesin shumë prej produkteve të gjykuara si “jothelbësore” nga qeveria.
Si rezultat, supermarketet janë kërcënuar me procese gjyqësore dhe duhet të kufizojnë produktet e tyre vetëm në sendet thelbësore.
“Ne apelojmë për solidaritetin e të gjithëve për të blerë vetëm ato produkte në javët e ardhshme që janë absolutisht të nevojshme për përdorim të përditshëm”, tha Ministria e Punëve Ekonomike, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











