Autotech
Pse kanë rënë shitjet e Mercedes-it
Prodhuesi i Mercedes-it, Daimler, deklaroi se objektivat financiarë janë bërë më të vështira për t’u arritur, duke sjellë lajme të këqija për industrinë automobilistike.
Fitimi i prodhuesit gjerman ra me 16%, prej rënies së shitjeve dhe rritjes së kostove të zhvillimit të modeleve të reja.
Ndërkohë që të ardhurat rezultuan brenda projeksioneve të analistëve, kreu ekzekutiv Dieter Zetsche tha se tremujori i parë dështoi të arrijë parashikimet e kompanisë.
Daimer, ashtu si dhe prodhuesit e tjerë të makinave, po përballet me shitje të ulëta në SHBA dhe Evropë, paralelisht me rritjen e mëdha të shpenzimeve për krijimin e modeleve elektrike.
Gjatë javës, Renault raportoi gjithashtu një rënie me 5% të të ardhurave, ndërsa Nissan tha se nuk do të arrijë objektivat vjetore, transmeton ‘Scan’.
Prodhuesi më i madh në botë i makinave luksoze dhe kamionëve të mëdhenj, pret ende që të ardhurat përpara interesave dhe taksave të rriten lehtë këtë vit. Aksionet e Daimler-it ranë me 1.1%, në 57.5 euro në nisje të tregtisë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, aksionet e kompanisë janë rritur me 25% që prej fillimit të vitit, duke tejkaluar rivalët gjermanë si BMW dhe Volkswagen.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












