Fun
Pse jemi kaq të lodhur?
Po, ne ndihemi aq të lodhur, e cila theksohet sidomos nga email-at, telefonat, propozimet dhe një mijë mundësi të tjera, të cilat shoqëria jonë e pushtuar nga informacioni na ofron. Por, njeriu gjithmonë ka qenë i lodhur, dhe çdo kohë ka pasur lodhjet e veta të posaçme.
Ju ndiheni i lodhur? Ju nuk jeni vetëm. Shikoni rreth jush, në metro, ose në vendet publike, të gjithë ata njerëz që mbyllin sytë në mëngjes, sikur mundohen të zgjasin natën e tyre. Cila është ankesa që ju dëgjoni më së shumti në punë: “Unë jam i rraskapitur”, “Me të vërtetë kam nevojë për një pushim”, ose duke u kthyer nga pushimi: “Pushimet shumë pak paten efekt, përsëri ndihem i lodhur”. Shikoni rreth jush njerëz që ankohen për dhimbje të kurrizit, të barkut, për ftohje apo sëmundje të tjera me përsëritje, çuditërisht ato zhduken kur ata më në fund marrin një pushim prej më shumë se një javë. Kur ata më në fund mund të flenë, një luks që është bërë i rrallë.
Shifrat janë të qarta: mesatarisht, çdo banor i Francës humb 6.1 orë gjumë në javë, shpjegon një studim i kabinetit Occurence (Huffington Post) në tetor të vitit 2015. Një person francez në katër është një viktimë i të qenit i përgjumur gjatë ditës, një në pesë është insomniac dhe një në dhjetë e ka kapur gjumi në timon gjatë udhëtimit për punë. Këto shifra janë paraqitur nga studimi i kryer nga Instituti Kombëtar i Gjumit në nëntor 2012. “Pse jam kaq i lodhur”, është një nga fjalitë më shpesh të kërkuara në Google.
Një histori e lodhjes
Dhe, kjo lodhje ka një fajtor të qartë: punën. Gjithashtu ngase gjatë javës njerëzit flenë më pak. Edhe kjo është për shkak të punës së tyre, e cila harxhon energjinë e tyre kryesore: pothuajse dy nga dhjetë të punësuar thonë se ata janë në buzë të Burnout-it, kryesisht për shkak të intensitetit të punës. Prandaj, mendohet se jemi duke përjetuar një kohë ku “kapitalizmi sulmon gjumin”, për të marrë hua titullin e një libri nga Jonathan Crary. Po kjo temë nuk është aq e thjeshtë…
Përveç kësaj, duhet kujtuar se njeriu gjithmonë ka ndier veten të lodhur. Ndoshta nuk është e njëjta lodhje dhe ndoshta nuk është me të njëjtin intensitet. Por, ndryshe nga fotot idilike që ne ndonjëherë i mbajmë në kokën tonë duke përfytyruar kohët e lashta, kur fshatarët rrinin të shtrirë në fusha dhe ku punëtorët humbnin kohën e tyre duke pirë çaj, edhe në ato kohë shumica e popullatës ndihej e lodhur. Këtë e ka demonstruar një historiane nga Universiteti i Kent, Mbretëria e Bashkuar, Anna Katharina Schaffner, në librin e saj të ri me titullin «Historia e lodhjes».
Nëse për Anna Katharina Schaffner “njeriu ka ndier gjithmonë lodhjen”, ajo që ndryshon gjatë gjithë historisë janë shkaqet dhe efektet e kësaj lodhjeje. Mund të cekim demokratizimin e arsimit, ngritjen e kapitalizmit në shekullin nëntëmbëdhjetë, dhe sot kërkesat e teknologjive të reja dhe një formë të punës, e cila kërkon të jemi gjithnjë e “më produktiv”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










