Lajme
Pse Britania kërkon të armatoset Ballkani?
Mbrëmë sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka bërë thirrje për armatim të Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha shteteve që janë të kërcënuara nga Rusia, përcjell albinfo.ch.
Truss është treguar e ashpër, duke thënë se forcat ruse duhet të “dëbohen nga Ukraina” dhe se fitorja në Ukrainë është “imperativ strategjik” për Perëndimin.
“Bota është dashur të bënte më shumë për të parandaluar pushtimin dhe ne kurrë më s’do ta bëjmë gabimin e njëjtë. Disa thonë se nuk duhet të furnizonim me armatim për shkak të frikës së provokimit për edhe më keq. Por, në pikëpamjen time, mosveprimi do të ishte provokim më i madh. Është koha për guxim, jo maturi. Duhet të sigurohemi se krahas Ukrainës, Ballkani Perëndimor dhe shtetet si Moldavia e Gjeorgjia të kenë qëndrueshmëri dhe kapacitete për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre. Politika e derës së hapur të NATO-s është e shenjtë. Nëse Finlanda dhe Suedia zgjedhin të bashkohen si përgjigje ndaj agresionit rus, ne duhet t’i pranojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ajo.
Thuhet se deklarata ka qenë më e qarta deri tash e Britanisë për luftën në Ukrainë. Truss ka bërë thirrje që Perëndimi duhet të dyfishojë përkrahjen për Ukrainën.
“Do të vazhdojmë të shkojmë më thellë e më shpejt, ta dëbojmë Rusinë nga Ukraina”, ka thënë ajo, shkruan BBC.
“Armatim të rëndë, tanke, aeroplanë – të hymë thellë në inventarët tanë, të rrisim prodhimin. Duhet ta bëjmë këtë”, ka thënë ajo në një fjalim të përvitshëm në rezidencën e Lordit të Bashkisë së Londrës.
Shtetet e NATO-s kanë furnizuar me armatim ushtarak Ukrainën, por kanë ngecur në mjetet ajrore.
Britania ka dërguar 450 milionë funte në ndihma ushtarake për Ukrainën.
Truss ka thënë se sulmi i Rusisë në Ukrainë duhet të jetë thirrje për zgjim për institucionet ndërkombëtare që kanë dështuar ta parandalojnë pushtimin.
Sipas saj, presidenti rus, Vladimir Putin, po shkatërron rendin botëror.
Si përgjigje, ajo ka thënë se duhet të ketë fokus të ri në “fuqizimin ushtarak, sigurinë ekonomike dhe aleanca më të thella ndërkombëtare mes shteteve të lira”.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?












