Lajme
Promovohet libri i Rexhep Rifatit “Arbëreshët- fotosintezë e shpirtit tim”
Evenimenti shoqërohet nga grupi artistik “Gjaku i Arbërit” nga Kalabria, që drejtohet nga profesor Michele Greco
Më 15 tetor 2022, me fillim në orën 17, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) organizon në Bernë promovimin e librit të gazetarit Rexhep Rifati: “Arbëreshët- fotosintezë e shpirtit tim”.
Libri i shkruar shqip dhe i përkthyer edhe italisht ka parathënien e Dr. Prof. Antonio Belluscit, dhe është botim i platformës prointegra.ch. Në promovim merr pjesë edhe redaktorja dhe përkthyesja e librit, Dr. Ornela Radovicka.
Libri dygjuhësor (shqip dhe italisht) përfshin mbi 500 foto autoriale të mbi 50 ngulimeve arbëreshe.
Evenimenti shoqërohet nga grupi artistik “Gjaku i Arbërit” nga Kalabria, që drejtohet nga profesor Michele Greco, si dhe një foto-kolazh me vendbanimet arbëreshe dhe ekspozitë fotosh.
Vendi dhe koha e mbajtjes: “Allresto” – Kongresszentrum Effingerstrasse 22 / 3008 Bernë; Ora 17.00.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Tetor 2022
- Ora17:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit4 Tetor 2022 - 16:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











