Kultura
Promovohet botimi i revistës kulturore e shkencore ”DITURIJA”
Botimi i revistës së mirënjohur kulturore e shkencore ”DITURIJA” u promovua sot në kuadër të kremtimit të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit.
Ky botim u bë fal bashkëpunimit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë me Fondacionin ALSAR si dhe me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, e cila do të mirëpresë në Prishtinë në javët e ardhshme promovimin dhe konferencën kushtuar “Diturisë” dhe themeluesit të saj, Lumo Skendo.
Ky botim anastatik u organizua në dy vëllime të hijshme, i pari që përfshin periudhat janar 1909 – tetor 1927 dhe vëllimi i dytë flet për periudhat nëntor 1927 – dhjetor 1929.
Natyra anastatike e tij sjell në të tashmen tonë vullnetin e autorit, botuesit, finesat apo trillet e tij njerëzore.
Por, mbi të gjitha, mundëson një lexim tërësor, një rrokje të plotë të të gjithë koleksionit të çmuar të “Diturisë” si për lexuesin e pasionuar, ashtu dhe për studiuesin e ardhshëm të një prej personaliteteve dhe të një prej veprave më monumentale të jetës kulturore e shkencore kombëtare.
Gjithashtu përveç promovimit të botimit anastatik të revistës u zhvillua dhe Konferenca Shkencore kushtuar kontributit të themeluesit të saj të shquar ”Lumo Skendo dhe themelimi i revistës ”DITURIJA”.
Persida Asllani, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, u shpreh se ”revista “Diturija” mbetet shprehja më e plotë e profilit intelektual të Lumo Skendos”.
Ajo vijoj se ”botimi anastatik i saj në prag të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit sjell në vëmendjen tonë faktin se për nga rëndësia e dijes që ajo përcolli, “Diturija” është tashmë një monument kulture, themelet e të cilit u hodhën në vitin e largët 1909 për t’u shndërruar në ngrehinën madhështore të dijes dhe “bujarisë së dijes” gjatë viteve 1926-1929”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












