Kosova
Prokuroria në Gjilan ngrit aktakuzë ndaj tre personave për tentim vrasje
Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën kompetente në Gjilan, kundër të pandehurve H.SH., A.SH., dhe B.A.
“Prokuroria njofton se i pandehuri H.SH., në muajin gusht 2018, në komunën e Kamenicës, për shkak të një mosmarrëveshje, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.D, në atë mënyrë që gjatë rrahjes, me thikë e godet trembëdhjetë (13) herë, në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas është transferuar edhe në QKUK, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, sipas prokurorisë i njëjti ka kryer veprën penale ‘’vrasje në tentativë’’.
Gjithashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit A.SH. dhe B.A., në bashkëveprim dhe me dashje kanë marrë pjesë aktive në rrahje, duke e goditur të dëmtuarin A.D. dhe të miturin A.D.
Në këtë mënyrë, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’pjesëmarrje në rrahje’’.
“Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale, ndërsa të pandehurit H.SH., t’i vazhdohet masa e paraburgimit për shkak që ende nuk kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat është caktuar kjo masë”, thuhet në fund të njoftimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












