Integrimi
Projekt për parandalimin e varshmërisë për komunitetin shqiptar në Vaud dhe Gjenevë
Shoqata humanitare Oss-Mann është duke realizuar një projekt të parandalimit të varshmërisë kushtuar komunitetit shqiptar në kantonin Vaud dhe në atë të Gjenevës
Shoqata humanitare Oss-Mann, e themeluar në vitin 2010 në qytetin e Nionit të Zvicrës, ka për mision ndihmën humanitare për familjet në Ballkan, duke filluar me ndihmën konkrete për fëmijët në Kosovë. Dhe, deri tani kanë përfituar nga ndihma 45 fëmijë me nevojë, sidomos në fushën e mjekësisë apo ndihmë financiare. Vlen të përmenden aksionet e shoqatës në vitet 2012 dhe 2015 në fushën e shëndetit te fëmijët në regjionin e Prizrenit, ku shoqata kishte marrë përsipër vizitën e doktorëve zviceranë Antoine de Courtis dhe Jean-Pierre Chung, të spitalit të Gjenevës, të cilët realizuan intervenime mjekësore në ORL dhe në shëndetin dentar të fëmijëve.
Shoqata, duke parë që komuniteti shqiptar që jeton në Zvicër ka nevojë për një kujdesje të veçantë edhe në fushën e varshmërisë (alkool, substanca të ndryshme, si droga, duhan apo varshmëri në fushën e lojërave etj.) ka përpiluar projektin, duke pasur synim parandalimin e këtyre varshmërive, të cilat rëndojnë qoftë për personin, familjen apo për shoqërinë.
Shoqata Oss-mann ka dy vjet që aktivitetet e veta i ka përqendruar në organizimin e aksioneve që kanë të bëjnë me parandalimin e varshmërive. Në kuadër të aksioneve përmendet platforma, ku personat mund të shprehën lidhur me konsumimin e duhanit apo të alkoolit. Në aksione i jepet hapësirë informimit profesional mbi efektet që kanë në shëndetin e personave që janë konsumues. Vizitat në familje apo në ndërmarrje mund të organizohen. Personat gjithashtu në formë anonime mund t’i drejtohen shoqatës nëpërmjet telefonit apo në adesën elektonike.
Vlen të përmendet fakti që në Zvicër janë mbi 200’000 persona që nuk flasin asnjë gjuhë nacionale, përkundër faktit që këta persona ka vite që janë vendosur në Zvicër. Studimi mbi shëndetin e migrantëve të realizuar më 2010 nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (https://www.ejpd.admin.ch/dam/sem/fr/data/publiservice/berichte/forschung/ber-gesundheitsmonitoring-f.pdf.download.pdf/ber-gesundheitsmonitoring-f.pdf), e ku në këtë studim bën pjesë edhe komuniteti shqiptar në Zvicër, konkluzionet janë të tilla që tregojnë që kategoritë më të prekura sa i përket shëndetit fizik e mendor janë kategoritë e popullsisë me status socio-ekonomik më të dobët, dhe mosnjohja e funksionimit të sistemit shëndetësor vështirëson edhe më shumë shëndetin e tyre.
Pandemia lidhur me COVID 19 ka prekur edhe më shumë moralin e personave. Kriza sanitare dhe pasojat socio-ekonomike forcojnë dëshirat e konsumimit të alkoolit, të duhanit apo të lojërave virtuale. Këto varshmëri bëhen problematike jo vetëm për personat si konsumues, po edhe për familjet dhe rrethin e tyre shoqëror. Kërkimin e ndihmës nuk duhet shikuar si dobësi. Kërkimi i ndihmës në adresë të qëlluar, dhe atë sa më shpejt, ndikon në zvogëlimin e pasojave negative në afat të gjatë!
Shih blogun e shoqatës: http://oss-mann.over-blog.com/
Projekti ka mbështetjen nga Departamenti i Shëndetit dhe të aksioneve sociale të kantonit Vaud dhe nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Për më shumë informata:
Tel: 079 359 65 17
Mail: [email protected]
Varësia, për çfarë po flasim?
Alkooli, duhani, droga, interneti, sportet… Të gjitha këto varshmëri vijnë nga një përdorim në mënyrë të çrregullt apo një sjellje jo e matur dhe e tepruar.
Më saktësisht, varësia është një humbje e lirisë në lidhje me një produkt (alkool, duhan, drogë) ose të një sjellje (internet, lojëra të fatit, sport …)
Varësitë: Mos i lërë të vendosen te ti !
Ekzistojnë tri lloje të varësive:
- Fizike (lidhur me përbërësin aktiv të produktit);
- Psikologjike (lidhur me gjendjen emocionale, afektive dhe anksioze);
- Mjedisit dhe sjelljes
(Lidhur me presionin social dhe mjedisin rreth nesh).
Ne bëhemi të varur kur është e pamundur t’i rezistojmë nevojës për të konsumuar.
Mund të varemi nga një produkt (duhan, alkool, kanabis) ose në një praktikë (lojëra, sport etj.).
Varësitë instalohen gradualisht, edhe nëse keni përshtypjen për të kontrolluar konsumimin tuaj. Duke konsumuar, ju gjithashtu mund të ndiheni se ju relakson, por në realitet, të gjitha varësitë shkaktojnë efekte që duhet shmangur sa më shpejt.
Varësitë: Ti mund të këshillohesh:
Shih blogun e shoqatës: http://oss-mann.over-blog.com/
Tel: 079 359 65 17
Mail: [email protected]
Migjen Kajtazi
E-Diaspora
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë Ai mbështetet në rrëfimin e autorit E.B., i cili tashmë është dënuar për këtë rast, një ditë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora. Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa