Lajme
Produktet e “freskëta” në supermarkete në Zvicër janë në fakt të ngrira më parë
Nëpër raftet e produkteve të freskëta në supermarketet zvicerane, mish i shkrirë, peshk dhe fruta deti zënë vend me qetësi, ndërkohë që konsumatorët mendojnë se po blejnë mallra të freskëta. Federata Romande e Konsumatorëve (FRC) ka kryer një hetim për këtë praktikë dhe ka zbuluar mospërputhje të mëdha në etiketim, ndërsa disa ekspertë e konsiderojnë mbikëqyrjen ligjore të pamjaftueshme.
Etiketim i paqartë dhe informim i munguar
Shumë konsumatorë janë përballur me situatën kur blejnë mish apo peshk në seksionin e produkteve të freskëta, duke menduar se mund t’i ruajnë në ngrirje për më vonë. Por sapo mbërrijnë në shtëpi, lexojnë në paketim se produkti ka qenë i ngrirë më parë dhe nuk duhet rifutur sërish në ngrirje.
Rebecca Eggenberger nga FRC, bashkautore e hetimit, tregon:
“Ky fenomen ishte i njohur për ne prej vitesh, por më parë ishte sporadik. Në muajt e fundit kemi marrë shumë ankesa nga konsumatorët dhe vendosëm të shohim nëse praktika është përhapur.”
Agjentë të fshehtë nga rajone të ndryshme të Zvicrës frankofone vizituan dyqanet Coop, Manor, Migros, Denner, Aldi, Lidl dhe Aligro. Rezultatet treguan se në të gjitha rastet, produkte të shkrira si mish, peshk apo fruta deti ishin vendosur te seksioni i produkteve të freskëta, transmeton albinfo.ch.
“Etiketat zakonisht janë të paqarta, të shkruara me shkronja shumë të vogla dhe në pjesën e pasme të paketimit,” shpjegon Eggenberger. “Jo vetëm produktet e thjeshta, por edhe mish apo peshk të marinuar, madje edhe gjalpë, shpesh rezultonin të shkrirë.”
Çfarë thotë ligji?
Ligji kërkon që të shënohet fjala “i shkrirë” në produkt, por nuk kërkohet që kjo të jetë e theksuar në mënyrë të veçantë. “Ndryshe nga përbërësit alergjikë që janë me germa të mëdha ose të trasha, këtu mjafton një njoftim i zakonshëm në tekst,” thotë Eggenberger.
Sipas hetimit, Coop kishte një etiketim më të qartë krahasuar me zinxhirët e tjerë – në disa degë, fjala “i shkrirë” ishte në pjesën e përparme të paketimit dhe me shkronja të trasha. Në kontrast, te Aldi u gjetën etiketime ku fjala “i shkrirë” ishte e fshehur në mes të tekstit dhe vetëm në gjuhën gjermane – çka është teknikisht e ligjshme, pasi gjermanishtja është një nga gjuhët kombëtare të Zvicrës.
Por çfarë ndodh nëse rifutni në ngrirje një produkt që ka qenë i ngrirë më parë?
“Procesi i ngrirjes nuk i vret bakteret, por vetëm ndalon përhapjen e tyre. Kur produkti shkrihet, lëngjet e qelizave krijojnë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e baktereve,” shpjegon Patrick Edder, kimist kantonal në Gjenevë.
Sipas tij, bakteret më të zakonshme në këto raste janë: salmonela, Staphylococcus aureus dhe Escherichia coli. Tek personat e shëndetshëm, zakonisht shkaktojnë probleme të lehta gastrointestinale, por për fëmijët, të moshuarit apo personat me imunitet të ulët, këto infeksione mund të jenë serioze.
“E çuditshme është që ligji kërkon të shënohet ‘i shkrirë’, por jo domosdoshmërisht ‘mos e rifut në ngrirje’,” përfundon Edder.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













