Jeta në Zvicër
Pro Asyl: Gjermania, shumë pengesa për refugjatët
Sipas një plani të ri të qeverisë gjermane do të jetë me e lehtë për refugjatët të gjejnë një vend pune. Marie Pelzer nga organizata për të drejtat e refugjatëve Pro Asyl thotë se ky plan nuk është i mjaftueshëm
“Në fillim ata nuk lejohen të punojnë për një vit të plotë. Pas kësaj është “rregulli i prioritetit”: Nëse një azilkërkues ose një i huaj me leje qëndrimi kërkon një punë, zyra e punës kontrollon nëse një shtetas gjerman ose i BE ka prioritet për të marrë atë vend pune. Nëse kalohen këto procese atëherë një azilkërkues ka të drejtë të punojë. Me anë të kësaj procedure, në disa rajone të Gjermanisë, ata nuk kanë asnjë shans. Ajo që në shpresojmë është që rregulli i prioritetit të hiqet sa më shpejt. Këto janë vetëm procese burokratike”, thotë për Deutsche Welle Marie Pelzer, nga organizata për të drejtat e refugjatëve “Pro Asyl”.
Më tutje përfaqësuesja e Pro Asyl thotë se e gjithë kjo është një garë mes politikanëve. “Disa deputetë duan tu japin një shans tjetër atyre që preken nga këto ndryshime, në mënyrë që ata të paguajnë për veten e tyre. Nga ana tjetër ka nga ata që duan të mbajnë azilkërkuesit jashtë tregut të punës, në mëynrë që të mos shohin të ardhme në Gjermani. Unë besoj se plani i ri është sërish shumë pak”.
Ndërkaq Pelzer thotë se për integrim të mirëfilltë të të huajve duhen masa tjera. “Ne themi që integrimi duhet të nisë që ditën e parë dhe kjo përfshin edhe mësimin e gjuhës gjermane, pra të ofrohen kurse gjuhe falas. Periudha e pritjes për një përgjigje është e gjatë, ndaj ajo duhet shfrytëzuar si duhet. Gjatë kësaj kohe ata mund të gjejnë një vend në shoqëri dhe mund tu vlerësohen kualifikimet që ata sjellin, në mënyrë që të mos u humbasi vlera. Me sistemin aktual është një problem i madh sepse njerëzit janë të dënuar për të mos bërë asgjë dhe të humbasin aftësitë e tyre”.
Duke bërë një krahasim të Gjermanisë me vendet tjera sa u përket të drejtave të refugjatëve, Pelzer tërheq vërjetjen për vështirësitë që në përgjithësi emigrantët hasin në këtë vend. “Në Gjermani ka shumë pengesa. Ideja gjermane është që të krijohet përshtypja se në Gjermani kushtet e jetesës janë të vështira për të frikësuar emigrantët. Nga ana tjetër të gjithë e dinë se Gjermania nuk u godit nga kriza financiare dhe tregu i saj i punës është më i mirë në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Europian, si Greqia, Portugalia apo Italia. Kështu që shumë vetë nuk i mendojnë pengesat kur vijnë në Gjermani. Por kjo situatë duhet të ndryshojë, sidomos për forcat punëtore të kualifikuara”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











