Shkurt.ch

Pritje të gjata në tunelin Gotthard në ditën e të Premtes së mirë

Radhë të gjata janë raportuar në tunelin e Gotthard në Zvicrën qendrore, ndërsa pushuesit po drejtohen për në jug, për pushimin e Pashkëve.

Trafiku në fundin e tunelit qëndron në 12 kilometra, me një pritje prej pothuajse dy orësh, tha të premten në mëngjes klubi turistik i Zvicrës (TCS), përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, sipas televizionit publik zviceran SRF, kolona është 14 km e gjatë dhe pritet të përkeqësohet gjatë ditës, si dhe rrugët alternative janë të padisponueshme nga shkaku i kushteve atmosferike.

Trafiku filloi të enjten në mbrëmje.

Radhët për festën Pashkëve janë tradicionale në tunel. Të shtunën e kaluar, në Gotthard kishte deri në 14 km pritje, sepse disa kantone kishin filluar pushimet e pranverës.