Kosova
Presidenti me porosi ndaj serbëve që largohen nga policia
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka porositur pjesëtarët serbë të cilët punojnë në Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë, se në rast se i braktisin këto institucione, më nuk do të kthehen aty.
Këtë porosi Thaçi e ka bërë përmes rrjetit social “Facebook”.
“Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga Policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë. Është në vullnetin individual të secilit që të vendosë nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakuum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet. Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve”, shkroi Thaçi në Facebook.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










