Kosova
Sassoli shprehet në favor të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit në BE
David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, ka bërë thirrje që të lejohen shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, zgjerimi i bllokut do të ishte shumë pozitiv për paqen dhe prosperitetin e kontinentit evropian.
“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha edhe për rajonin dhe Evropën, duke ndihmuar në stabilitetin, prosperitetin dhe paqen në kontinent. Në secilin prej këtyre shteteve ende ka nevojë që të përmbushen reformat, BE-ja duhet të mbajë premtimet e dhëna dhe të njohë përparimin e këtyre shteteve”,ka deklaruar Sassoli.
BE-ja tashmë është duke zhvilluar bisedime për anëtarësim me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërkaq Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë zyrtarisht shtete kandidate për anëtarësim dhe presin fillimin e bisedimeve. Deri më tani, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina konsiderohen si kandidate potenciale. Por, sa shpejt mund të ndodhë anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, sipas kryeparlamentarit evropjan Sassoli, kjo varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










