Kosova
Presidenti i Kosovës: Mosarritja e marrëveshjes rrezikon destabilizimin e rajonit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje këtë vit ndërmjet Kosovës e Serbisë, mund të destabilizohet rajoni.
Ai ka folur për dialogun në konferencën “Zëri i Popullit” rreth marrëveshjes mes shteteve.
“Nuk ka dyshim që nëse këtë vit nuk bëjmë marrëveshje, hyjmë në zonë të rrezikshme dhe destabilizojmë rajonin. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se zotimi dhe fjalët e SHBA-së”, ka theksuar Thaçi.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij ka ofruar si opsion legjitimitetin para se të shkohet në dialog.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se duhet të bëhet një dokument zyrtar me kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë.
“As dëshmorët ndër varre po u ngritën, nuk kanë drejtë të falin tokën e Kosovës dhe jo më njerëzit e gjallë”, ka thënë Kurti. Bashkëdrejtuesi i Ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se tërheqja e Kosovës nga tavolina e bisedimeve nuk duhet të jetë kurrë opsion.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











