Kosova
Presidenti i Kosovës siguron SHBA-në për angazhimin në dialog
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka biseduar të enjten me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, të cilit, siç u shpreh, i ka rikonfirmuar gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në arkitekturën evropiane të paqes.
Thaçi, përmes një postimi në Twitter, tha se ka siguruar Boltonin se Kosova do ta bëjë këtë “duke u angazhuar 100% në dialogun për marrëveshje gjithëpërfshirëse (v.j. me Serbinë), me synim integrimin e plotë të republikës sonë në NATO, BE dhe OKB, si partnere përgjegjëse”.
Thaçi tha se ka biseduar edhe me ndihmëssekretarin në largim të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Kosova është e unifikuar dhe plotësisht e vetëdijshme për mundësinë historike për të arritur marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, që do të mundësojë përparim në pajtimin me Serbinë dhe në rrugën tonë për t’iu bashkuar familjes euroatlantike të kombeve”, shkroi Thaçi në Twitter qëndrimin që i ka shprehur Mitchellit.
Ditëve të fundit, SHBA i ka përsëritur disa herë thirrjet që Kosova të heqë taksën që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Por, me gjithë kërkesat e SHBA-së, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka marrë ndonjë vendim për pezullim të tarifës.
Qëndrimi i tij thuhet se po lëkund edhe koalicionin qeverisës në Kosovë, marrë parasysh faktin që Partia Demokratike e Kosovës dhe udhëheqësi i saj, Kadri Veseli, janë pajtuar për pezullimin e tarifës.
Veseli tha të enjten se është e rëndësishme të ruhet partneriteti me SHBA-në.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të vazhdojë dialogun për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën, derisa tarifa doganore të mbetet në fuqi.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













