Shkurt.ch
Pierre-Yves Maillard synon vendin e Calmy-Rey
Pas Alain Berset dhe Stéphane Rossini, edhe një politikan i SP-PS nga Zvicra frankofone ia ka mësyrë vendit vakant të Micheline Calmy Rey në Qeverinë e Zvicrës. Është ky anëtari i qeverisë së kantonit Vaud, Pierre-Yves Maillard.
Politikani 43 vjeçar ka qenë në një mandat deputet në Parlamentin Nacional, në periudhën 2004-2008 ai ka enë nënkryetar i SP-PS të Zvicrës ndërsa aktualisht kryen edhe funksionin e kryetarit të konferencës së drejtorive të shëndetësisë në nivel të Zvicrës.
Një politikan tjetër socialdemokrat ka bërë të ditur sot vendimin për tërheqje nga kandidatura për vendin e zbrazët në Qeverinë e Zvicrës. Ai është Jean Studer, qeveritar në kantonin e Neuchatelit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










