Lajme
Pfizer dhe BioNTech ofrojnë të dhëna të reja për efikasitetin e vaksinës

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë të enjten se vaksina e tyre për koronavirusin është rreth 91% e efektshme në parandalimin e sëmundjes, duke cituar të dhëna të reja nga provat që përfshinin pjesëmarrës të imunizuar në një periudhë që zgjatej deri në 6 muaj.
Vaksina ishte gjithashtu 100% e efektshme në parandalimin e sëmundjes midis pjesëmarrësve në Afrikën e Jugut, ku një variant i ri i quajtur B1351 është dominues, megjithëse numri i këtyre pjesëmarrësve ishte relativisht i vogël.
Ndonëse shkalla e re e përgjithshme e efikasitetit prej 91.3% është më e ulët se 95% ,e raportuar fillimisht në nëntor për provat me 44,000 pjesëmarrës, që nga ajo kohë në botë janë përhapur një numër variantesh të reja të koronavirusit.
Shefi ekzekutiv i Pfizerit, Albert Bourla, tha se rezultatet e reja, që përfshijnë të dhëna për më shumë se 12,000 njerëz të vaksinuar plotësisht për të paktën gjashtë muaj, u japin mundësi dy firmave prodhuese që t’ia paraqesin vaksinën për miratim të plotë entit rregullator të SHBA-së.
Aktualisht vaksina është e autorizuar për përdorim emergjent nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave.
Të dhënat e reja “ofrojnë rezultatet e para klinike që një vaksinë mund të mbrojë njerëzit në mënyrë efektive nga variantet që qarkullojnë aktualisht, një faktor me rëndësi të madhe për të arritur imunitetin e tufës dhe për t’i dhënë fund kësaj pandemie për popullatën globale”, tha në një deklaratë Ugur Sahin, drejtor ekzekutiv i kompanisë BioNTech.
Ekspertët shqetësohen se variante të reja të COVID-19 nga Afrika e Jugut dhe Brazili mund të jenë rezistente ndaj vaksinave ekzistuese. Më shumë se 300 raste me variantin e Afrikës së Jugut janë zbuluar në mëse 25 shtete amerikane, sipas zyrtarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor