Shkurt.ch
Përse shkurtesa zyrtare e Zvicrës është CH?
Shkurtesa CH do të thotë Konfederata Helvetike (Confoederatio Helvetica).
Sistemi politik i Zvicrës moderne fillon që nga viti 1848. Deri në atë kohë Zvicra nuk ishte në të vërtetë shtet, por më tepër një aleancë e thjeshtë konfederate e kantoneve autonome, një aleancë që ishte pak a shumë e ngushtë sipas kohëve dhe rrethanave të epokës. Çdo kanton ishte në parim i lirë të largohet nga kjo Konfederatë.
Në vitin 1848 Zvicra miraton Kushtetutën moderne, e cila e bën atë një shtet federal, që do të thotë me një pushtet të fortë qendror që u kundërpeshon dhe kufizon autonomin e kantoneve. Disa detyra, siç janë politika e jashtme ose politika financiare, përbëjnë ekskluzivisht përgjegjësinë e pushtetit qendror. Kantonet janë të lidhura definitivisht me Kushtetutën dhe nuk kanë mundësi të shkëputën prej asaj.
Për arsye historike sot Zvicra mban ende emrin e saj zyrtar “Konfederata Zvicerane”, e cila rrjedh nga shkurtesa ndërkombëtare CH. Megjithatë, kjo është një shkurtesë e gabuar, sepse që nga 1848 Zvicra nuk është një konfederatë, por një federatë. Kurse fjala “Helvetik” origjinën e saj e ka në fiset kelte. Helvetët banonin në territorin e tanishëm të Zvicrës në kohën e pushtimit të saj nga romakët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











