Tematike
Çfarë kërkon nisma për të cilën po votohet sot në Zvicër
Votohet nisma e përgjegjësisë mjedisore e iniciuar nga të Gjelbrit e Rinj kërkon që Zvicra të mos konsumojë më shumë burime se sa mund të regjenerojë
Sot në Zvicër, votohet vetëm për një nismë në nivel nacional, atë të përgjegjësisë mjedisore të iniciuar nga të Gjelbrit e Rinj. Kjo nismë kërkon që Zvicra të mos konsumojë më shumë burime në të ardhmen nga sa ofron planeti.
Nisma, si e tillë, është një pozitë mjaft e vështirë sa i përket përkrahjes. Këshilli Federal, Parlamenti dhe pothuajse të gjitha partitë kërkojnë refuzimin e nismës pa ofruar kundërpropozim: Nga partitë e përfaqësuara në Parlament, vetëm të Gjelbërit dhe PS-ja kanë miratuar nismën.
Këto janë argumentet e Iniciativës për Përgjegjësi Mjedisore: Mbështetësit e nismës janë të bindur se: Zvicra po konsumon më shumë burime se sa do të lejonte menaxhimi i qëndrueshëm brenda kufijve planetarë.
“Kjo do të thotë se duhet të përdoren vetëm burime që mund të rigjenerohen. Në këtë mënyrë, baza natyrore e jetës së njerëzimit ruhet”, argumentojnë nismëtarët rreth bashkëpresidentit të të Gjelbërve të Rinj: “Zgjidhjet dihen: Ne duhet të favorizojmë tranzicionin e mobilitetit, të zgjerojmë burimet e rinovueshme dhe të kërkojmë plane nga kompanitë se si ato synojnë të arrijnë zeron neto” (të ndotjes së ambientit).
Gjatë fushatës së votimit, kundërshtarët kanë paralajmëruar se duke votuar këtë iniciativë ndodh “varfërimi” i vendit. Nisma bën thirrje për një “reduktim rrënjësor” të konsumit të burimeve “me 67 për qind” brenda një dekade.
Liberalët e Rinj luftojnë kundër nismës së përgjegjësisë mjedisore: Ata po paralajmërojnë kështubkundër një “kthimi në Epokën e Gurit”.
“Aktualisht, vetëm vendet në zhvillim si Afganistani ose Haiti operojnë brenda kufijve planetarë – jo për shkak të përdorimit efikas të burimeve, por për shkak të nivelit të ulët të prosperitetit”, thonë ata: Për të arritur këtë nivel, të gjitha vendimet e konsumit do të duhej të rregulloheshin dhe kontrolloheshin nga shteti, argumentojnë kundërshtarët e nismës së përgjegjësisë mjedisore.
Veç iniciativës së përmendur, të vetme nacionale, sot në Zvicër votohen shumë nisma në nivel lokal dhe kantonal.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











