Lajme
Pasagjeri që do të fluturonte për në Kosovë kërcënon me bombë në Aeroportin e Berlinit
Policia Federale ka nisur hetimet ndaj pasagjerit për prishje të qetësisë publike. Atij i është ndaluar edhe fluturimi për në Aeroportin e Prishtinës, në Kosovë.
Një 32-vjeçar, me rastin e kontrollit të sigurisë në Aeroportin Berlin Brandenburg (BER) kishte thënë se kishte eksploziv në brez, transmeton albinfo.ch. Shërbimet e urgjencës e kontrolluan menjëherë dhe nuk gjetën asgjë të rrezikshme.
Sidoqoftë, ai u përjashtua nga fluturimi për në Kosovë *.
Vetëm një javë pas një deklarate të ngjashme, edhe një rast për një bombë të dyshuar ka shkaktuar një operacion policor në aeroportin BER të kryeqytetit, shkruan Dpa.de.
Gjatë një kontrolli sigurie mëngjesin e së mërkurës, një 32-vjeçar mësohet të ketë thënë se kishte eksploziv në brez, siç ka njoftuar Policia Federale të enjten. Prandaj, personi në fjalë është skanuar menjëherë në zonën e barkut.
Më pas shërbimet e urgjencës e kanë kontrolluar atë dhe bagazhin e tij, por nuk kanë gjetur objekte të rrezikshme.
Policia Federale ka nisur hetimet ndaj pasagjerit për prishje të qetësisë publike pasi kishte kërcënuar se do të kryente një krim, përcjell albinfo.ch. Atij i është ndaluar edhe fluturimi për në Aeroportin e Prishtinës, në Kosovë.
*Në njoftimin medial nuk saktësohet nëse pasagjeri ishte shtetas i Kosovës ose jo.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











