Sport
Pas largimit të Ajetit, Baseli ia beson sulmin një shqiptari tjetër
Kemal Ademi, lider i Baselit
Edon Zhegrova nuk po ia del assesi të depërtojë te Baseli, por prapë një futbollist shqiptar po udhëheq sulmin e skuadrës së madhe zvicerane. Bëhet fjalë për Kemal Ademin, që ngadalë po shndërrohet në lider të sulmit të Baselit.
Baseli është klubi prej të cilit kanë dalë dy futbollistët më të mirë shqiptarë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, shkruan sot “Koha Ditore”. Për këtë klub kanë luajtur edhe shumë futbollistë të tjerë të suksesshëm, ndërsa në vitet e fundit në krye të sulmit te Baseli ishte Albian Ajeti.
Ajeti javën e kaluar u transferua te West Hami në Premier League të Anglisë, duke lënë kështu hapësirë të konsiderueshme në sulm. Por Ademi (23-vjeçar) po del përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Baselit. Ai realizoi në fundjavë në fitoren 3:1 të Baselit ndaj Servettes, në kuadër të javës së katërt të kampionatit “helvetik”.
Një gol e kishte shënuar edhe në xhiron e dytë, në debutimin e tij për Baselin në kampionat. Në xhiron e tretë mungoi për shkak të një lëndimi, ndërsa në ndeshjen e parë kampionale ishte vetëm në stol shkruan Koha Ditore, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











