Integrimi
Pas humbjes, SVP/UDC në Valais akuzon komunitetin shqiptar
SVP/UDC do të paraqesë një apel të dytë kundër rezultatit të zgjedhjeve që nxori jashtë Oskar Freysinger nga qeveria e Valais. Ajo akuzon komunitetin shqiptar dhe akuzon partitë e tjera si të padenja.
“Partia ankuese nuk ka mjete për të verifikuar saktësinë e këtyre informacioneve”, por megjithatë ajo akuzon. Duke parashtruar një apel të mëtejshëm, kryetari i SVP/UDC-së, Jérôme Desmeules, mundohet edhe një herë të parandalojë qeverinë e re të marrë detyrën e saj. Sipas tij, një demokristian banues në Naters dhe me origjinë nga Kosova i “ka mbledhur zarfet e komunitetit shqiptar të qytetit të tij dhe i ka mbushur vetë”. Gazeta frankofone “Le Temps” ka në dorë këtë dokument, i cili i është dorëzuar Komisionit të drejtësisë së parlamentit.
Duke u përpjekur për të vlerësuar numrin e kosovarëve të natyralizuar në Valais që nga viti 1991 (1500, sipas saj), SVP/UDC sulmon ministrin e ri të PDC-së, Christophe Darbellay, i cili “është parë me komunitetin shqiptar në Fully”. Këto elemente themelojnë këtë ankesë kundër rezultateve të zgjedhjeve që e nxjerrin jashtë qeverisë Oskar Freysinger. Për Jérôme Desmeules, “është e pamundur të dihet nëse njerëzit e tjerë kanë bërë të njëjtën punë në komunitetet e tjera”.
Reagime të indinjuara
“E zhgënjyer”, njofton albinfo.ch, presidentja socialiste, Barbara Lanthemann, beson se “kjo ankesë nuk qëndron”. Për të, “SVP/UDC-ja bazohet më shumë në supozime dhe amalgame, se sa në fakte”. Ajo është e indinjuar: “Kjo parti nuk trajton drejtësinë seriozisht. Ajo bën sa më shumë zhurmë për të diskredituar qeverinë e re”.
Akuzat janë të pabaza dhe ata haptazi supozojnë ksenofobinë e tyre
Kryetari i PDC-së, Serge Métrailler, ndihet “shumë i habitur me ngulmimin e SVP-UDC-së për të destabilizuar institucionet dhe për të tërhequr fushën e mediave”. Ai psherëtin, përcjell albinfo.ch: “Kjo tregon për politikën që anëtarët e saj synojnë ta zbatojnë vitet e ardhshme”. Christophe Darbellay, i prekur drejtpërdrejt nga ky sulm, thotë se “akuzat e tyre janë të pabaza dhe se ata haptazi shprehin ksenofobinë e tyre, madje edhe kundër qytetarëve zviceranë”.
Pas një fushate të ashpër, klasa politike e SVP/UDC-së në Valais duket e lodhur. Duke rikujtuar se partia e saj ka bërë fushatë të gjatë për një siguri të votimit postar, René Constantin, radikal-liberal, mbetet i kujdesshëm: “Nëse kjo do të thotë se është identifikuar fajtori, unë ndihem i lehtësuar. Por, në qoftë se SVP/UDC ka gabuar, ajo do të mbahet përgjegjëse për këtë sulm”.
Një veprim taktik
Më 19 mars Oskar Freysinger humbi për 2000 vota kundër radikal-liberalit Frédéric Favre. Deri më tani tri qytete në Valais të Epërm kanë paraqitur ankesa penale dhe deri tani janë numëruar të paktën 64 vota mashtruese. Ligji specifikon se zgjedhjet nuk mund të anulohet vetëm në qoftë se “parregullsitë e pretenduara kanë ndikuar vendosmërisht në rezultatet e zgjedhjeve”. Mbi këtë bazë, parlamenti pati hedhur poshtë ankesën e parë dhe ka bërë betimin e pesë të zgjedhurve. SVP/ UDC ka premtuar se do të bëjë apel pranë Gjykatës Federale.
SVP/UDC shfrytëzon një mospërputhje të vjetër në Valais: çdo katër vjet qeveria e re betohet para afatit të periudhës së ankimit statutor. Jérôme Desmeules jep një argument për të kërkuar efekt pezullues në Gjykatën Federale. Ai konfirmon paraqitjen e një ankese penale në emër të partisë së tij. Identiteti i demokristianit me origjinë shqiptare dhe me banim në Naters i është dërguar Ministrisë Publike. I pyetur nga Walliser Bote, ai i mohon fuqishëm akuzat e lartpërmendura.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













