Sport
Panucci: Xhaka ka gabuar, por çështja është mbyllur
Pas prezantimit të listës për dy ndeshjet e radhës në cilën ai la jashtë Xhakën, Panucci ka thënë se vet Xhaka dhe avokati i tij e kanë thirrur për t’i kërkuar falje
Përzgjedhësi i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci thotë se mesfushori Taulant Xhaka i ka kërkuar falje për gabimet dhe se kjo çështje tashmë është e mbyllur.
Pas prezantimit të listës për dy ndeshjet e radhës në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, në të cilën ai la jashtë Xhakën, Panucci ka thënë se vet Xhaka dhe avokati i tij e kanë thirrur për t’i kërkuar falje. Xhaka raportohej se nuk kishte pranuar të takohej me Panuccin kur e kishte ftuar strategu italian.
Panucci ka thënë po ashtu se sulmuesin Shkëlzen Gashi e ka lënë jashtë sepse ka zgjedhur lojtarë të tjerë.
“Dyert e kombëtares janë të hapura për të gjithë. Xhaka ka gabuar por më ka telefonuar ai dhe avokati i tij, çështja e është e mbyllur, i kam pranuar faljet e tij. Gashin,nuk e kam grumbulluar sepse kam zgjedhur lojtarë të tjerë. Në të ardhmen mund të kthehet në kombëtare”, ka thënë Panucci.
Ndeshja e pare është ajo e datës 2 shtator ora 18:00 Shqipëri-Lihtenshtejn e cila do te zhvillohet ne stadiumin “Elbasan Arena” dhe më pas më 5 shtator, ndeshja e radhës në Strumica të Maqedonisë, Maqedoni-Shqipëri.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










