Padi zyrtare kundër Stöhlker-it për diskriminim racist ndaj kosovarëve
Sipas detyrës zyrtare, procedurën penale kundër Stöhlker-it e ka nisur Prokuroria shtetërore e Kantonit të Cyrihut
Është ngritur padi penale kundër Fidel Stöhlker, personit i cili në blogun e tij ishte shprehur me fjalë raciste lidhur me kosovarët. Sipas detyrës zyrtare, procedurën penale kundër Stöhlker-it e ka nisur Prokuroria shtetërore e Kantonit të Cyrihut, e cila akuzën e saj e ka mbëshetur në shkeljen e nenit për diskriminim racial 261 të Ligjit Penal, nga ana e tij.
Siç është shkruar tashmë edhe në albinfo.ch, kundër Stöhlker, që është bashkëpronar i një firme marketingu, kishin ngritur padi tre zviceranë, persona privatë ndërsa edhe një avokat kishte përfaqësuar tre shtetas kosovarë që ishin ndjerë të prekur nga fyerjet në baza nacionale të bëra në blogun e Stohlker.
Kryeprokurori në prokurorinë shtetërore të Cyrihut Hans Maurer ka konfirmuar për gazetën “20 Minuten” se dyshimet e ngritura janë të mjaftueshme për të iniciuar procedurën penale.
Maurer do ta marrë në pyetje të akuzuarin lidhur me motivet e veprës së tij, qysh gjatë këtij muaji.
Një masë dënimi për shkelje të nenit të diskriminimit mbi bazë race mund të shkojë deri në tre vite burg ose dënim me të holla. Ndërkaq, Stöhlker nuk është i detyruar që patjetër të përgjigjet para gjyqit. Nëse ai pranon, prokuroria mund ta ndëshkojë atë me një urdhër dënimi.
Rasti “Stöhlker” për nga kompetenca territoriale do të duhej të procedohej nga prokuroria See/Oberland, ku ka ndodhur. Mirëpo, duke qenë se edhe rasti i vrasjes së dyfishtë nga shqiptari i Kosovës më 16 gusht në Pfäffikon kishte ndodhur në po këtë regjion, prokuroria në fjalë tashmë ndodhej nën zjarrin e kritikës.
Avokati i të paditurit shprehet për gazetën zvicerane se klienti i tij nuk mund të quhet racist. “Ai e pranon se ka qenë gabim ajo që ka shkruar. Ndërsa një racist është këmbëngulës dhe fanatik në qëndrimin e tij”.
Avokati Landmann po ashtu mendon se neni për diskrimimin në bazë race ka të bëjë me racat, etninë ose religjionin por jo edhe me nacionalitetin. Dhe, kosovarët, sipas interpretimit të tij, janë pjesë e një nacionaliteti (komb në kuptimin e përkatësisë shtetërore). Ai thotë se është një rast precedent në gjyqësinë e Zvicrës që flet kundër interpretimit të tij. Në atë rast gjykata e kishte quajtur një kosovar si pjesëtar të një etnie. Por kjo ka qenë para se Kosova të bëhej shtet”, ka thënë Landmann.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë











