Integrimi
Pacientja zvicerane: “Dr. Xhemali më dhuroi një jetë të re”
Agnes Sutter po merr veten pas operacionit të rëndë. Ajo shprehet shumë mirënjohëse që është sërish në mesin e të gjallëve dhe në rrugë drejt shërimit të plotë. Për këtë, zonja Sutter falënderon dr. Xhemalin dhe ekipin e tij, i cili, siç e thotë ajo me mirënjohje, “më dhuroi një jetë të re”

Agnes Sutter, një grua 53 vjeçe nga Cyrihu vuan prej vitesh nga frymëmarrja e vështirësuar, deri sa më në fund i bëhet e qartë se gjaku i saj nuk qarkullon në mënyrë të rregullt. Kjo gjendje e bën të pashmangshme dhe urgjente ndërhyrjen kirurgjikale për të cilën duhet ndërprerë funksionimi i zemrës dhe zëvendësimi i saj me aparaturën përkatëse të sofistikuar. Dhe, këtu e tutje, fjalën e ka njeriu ndër më kompetentët për këtë fushë në Cyrih e më gjerë: Prof.Dr. Omer Xhemaili, shkruan albinfo.ch.
Televizioni Telezüri e ka ndjekur gjendjen e zonjës Sutter, para, gjatë dhe pas operacionit. Ajo flet për vështirësitë që e kanë shoqëruar deri në momentin kur është vetëdijesuar për domosdonë e operacionit të vështirë. Këtë gjendje e kanë konstatuar edhe mjekët kardiologë të Klinikës Triemli të Cyrihut. Ata kanë gjetur se asaj i janë dëmtuar rëndë valvulat e zemrës dhe për këtë nevojitet operacioni.
Pastaj ata e kanë drejtuar pacienten te kardiokirurgu që është edhe shef i Klinikës Kardiokirurgjikale në kuadër të këtij spitali, mjeku me prejardhje nga Tetova, dr. Omer Xhemaili. Kamerat tutje drejtohen në sallën e operacionit dhe fokusohen te duart e dr. Xhemailit dhe asistentëve të tij, të cilët me përgjegjësi të lartë dhe precizitet kulmor kryejnë një ndër operacionet më të ndërlikuara në zemër.
Siç sqaron mjeku shqiptar me përvojë gjermane dhe zvicerane, për të bërë me sukses këtë operim duhen ndërprerë ose “fikur” tërësisht zemra, transmeton albinfo.ch. Ai shpjegon praktiklisht para kamerave se si e mbyll arterien kryesore e cila e furnizon zemrën me gjak, dhe me këtë, praktikisht, e ndërpret punën e zemrës së pacientes. Kjo gjë nevojitet për t`i mundësuar kirurgut që të punojë më me efikasitet në zemër dhe të shohë më mirë, pasi që, ndryshe, gjaku që do të qarkullonte, do t`i pamundësonte pamjen. Për të zëvendësuar punën e zemrës ai ka futur në funksion pajisjen që funksionon si zemër artificiale.
Pas një kohe të caktuar, ndërhyrja ka përfunduar me sukses. Anestezistja “e kthen në funksion” sërish zemrën e pacientes dhe kamera na e tregon rrahjen e sërishme të zemrës.
Vetëm 48 orë më vonë, Agnes Sutter është në këmbë. Ajo e merr veten pas operacionit dhe shpjegon se si është ndier gjatë gjithë kësaj kohe. Sigurisht, ajo shprehet shumë mirënjohëse që është sërish në mesin e të gjallëve dhe në rrugë drejt shërimit të plotë. Për këtë, zonja Sutter falënderon dr. Xhemalin dhe ekipin e tij, i cili, siç e thotë ajo me mirënjohje, “më dhuroi një jetë të re”.
Këtu mund të shikoni videon:
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit