Kosova
Osmani për gazetën austriake: Detyrimi për vizë është “absolutisht i padrejtë”
"Ky nivel izolimi në vitin 2021, kur BE është hapur edhe për një numër vendesh më të largëta, është një çmenduri"
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë që i ka dhënë gazetës austriake “Wiener Zeitung” fajëson BE-në për trajtimin e pabarabartë të Kosovës, me pamundësimin nga ana e saj që kosovarët të lëvizin pa viza. albinfo.ch sjell këtë intervistë, të përkthyer në shqip, me shkurtime.
Gazetarja në pyetjen e saj konstaton se “zëri i Austrisë nuk është aq i lartë sa të dëgjohet kur ajo angazhohet për regjim pa viza dhe kështu, kosovarët janë të vetmit në rajon që ende kanë nevojë për vizë kur udhëtojnë në BE”. Këtij konstatimi, presidentja Osmani i përgjigjet: “Është absolutisht e padrejtë. Shumë të rinj më thonë se ndihen sikur jetojnë në kafaz. Ky nivel izolimi në vitin 2021, kur BE është hapur edhe për një numër vendesh më të largëta, është një çmenduri. Ne jemi pjesë e kontinentit evropian, ne jemi evropianë. Ne duam të jemë pjesë e kësaj. Kosova ka rreth dy milionë banorë, prandaj BE nuk ka pse të ketë frikë nga migrimi masiv.
Është një shqetësim i paarsyeshëm. Kishte një problem në vitet 2014/2015 kur shumë njerëz ua patën mësyrë vedneve të BE-së për të jetuar atje. Por numri i tyre ka rënë në mënyrë dramatike. Kosova nuk është më në listën e 40 vendeve nga vijnë më shumë migrantë, thotë Osmani, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për heqjen e detyrimit të vizave, më shumë sesa u është dashur vendeve tjera të përmbushnin. Është BE ajo që nuk i mban premtimet dhe që dobëson besueshmërinë e saj. Disa shtete anëtare hezitojnë ta bëjnë këtë (heqjen e detyrimit të vizave) për arsye të politikave të tyre të brendshme. Por kjo nuk është arsye për të ndëshkuar kosovarët që ndihen sikur janë në një geto politike.
E pyetur për uljen e besueshmërisë së BE-së në Ballkan që po konstatohet kohëve të fundit, presidentja e Kosovës përgjigjet: “Kosova kurrë nuk ka shikuar në ndonjë drejtim tjetër. Ne e shohim afrimin me BE si rrugën që duam të ndjekim. Dhe edhe nëse zhgënjimi me Bashkimin Evropian po rritet, ne nuk “ndërrojmë anën”.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












