Kosova
Rita Ora promovon kinematografinë shqiptare
GoEast Film Festival këtë vit pati një seksion të veçantë të quajtur “Albanien und Kosovo: Fokus”, seksion i cili iu dedikua kinemasë nga Kosova dhe Shqipëria.
Ky seksion është krijuar për të shfaqur një përzgjedhje të filmave të suksesshëm, duke ofruar një platformë për të eksploruar kinematografinë e dy vendeve dhe për të prezantuar tregime dhe perspektiva unike.
Një mbështetje e veçantë për këtë seksion të GoEast Film Festival ka ardhur nga këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.
Duke rrëfyer për ndjekësit e saj se ajo është mbesa e kineastit Besim Sahatçiu, Rita Ora premton përkushtimin e saj në promovimin e kinematografisë nga Shqipëria dhe Kosova, duke u bërë një ambasadore e fuqishme për filmin dhe kulturën e këtyre dy vendeve. Kjo mbështetje ka sjellë vëmendje të shtuar ndaj seksionit dhe ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për kinemanë nga Kosova dhe Shqipëria.
Besim Sahatçiu mbahet mend si një regjisor i shquar në ish-Jugosllavi, ndërsa filmi më i njohur i tij është “Era dhe Lisi”.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











