Fun
Ora më e shtrenjtë në botë kushton 40 milionë dollarë
Kompania “Graff Diamonds” ka krijuar orën më të shtrenjtë në botë, e cila është e përbërë nga diamante 153 karatëshe. Prodhimi i “Graff Diamonds” është ekspozuar tashmë në panairin botëror të orëve luksoze dhe stolive “Basel World” që do të jetë i hapur deri më 26 mars në Bazel të Zvicrës.
Ora e quajtur ‘Fascination’ mund të vendoset edhe si byzylyk apo si unazë. Megjithatë, deri tani kompania nuk ka marrë ende asnjë ofertë për blerjen e kësaj ore, e cila është e destinuar t’i përkasë ndonjë prej njerëzve më të pasur në botë.
Në këtë panair, të 4-tin me radhë, janë paraqitur më shumë se 1.500 marka, nga më shumë se 40 vende, përfshirë ato si: “Rolex”, “Dior” dhe “Tag Hojer.” Organizatori i pret më shumë se 150 mijë vizitorë nga e gjithë bota për të vizituar panairin dhe për të parë modelet e fundit nga koleksionet më prestigjioze të orëve dhe stolive.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










