Maqedonia
Opozita në Maqedoni kundërshton ligjin për gjuhët
Opozita në Maqedoni thotë se shpallja e Ligjit për Gjuhët është vepër penale.
Shpallja e Ligjit për Gjuhët në Gazetën zyrtare në Maqedoni ka bërë që të reagojë partia opozitare VMRO-DPMNE-ja, përcjell albinfo.ch. “Paralajmërojmë drejtorin e Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, se shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare është vepër penale për të cilën shkohet në burg dhe të cilën e bart drejtori i Gazetës Zyrtare dhe të gjithë të involvuarit e tjerë”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Zyrtarë të partisë së Gruevskit theksojnë se LSDM-ja “edhe një herë ka shkelur rendin kushtetues në Republikën e Maqedonisë”. Ligji për gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Edhe pas miratimit edhe në lexim të dytë, ky ligj nuk u nënshkrua nga presidenti maqedonas George Ivanov, por pas miratimit në lexim të tretë, nënshkrimi i tij nuk ishte i nevojshëm.
Ndërkaq, të hënën, kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, nënshkroi këtë ligj, duke thënë se është fitore për të gjithë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












